Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Seferi kundër ish-kampionit të botës, më 31 tetor në Sochi

Boksieri shqiptar Nuri Seferi, më 31 tetor do të zhvillojë një prej meçeve më të vështira në karrierë. Në Sochi të Rusisë, do të ndeshet me ish-kampionin e botës, Murat Gassiev.

Meçi i përket kategorisë kruzer.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një ndeshje shumë e veshtirë edhe e planifikuar në një kohë shumë të shkurtër, per shkak edhe të situatës që po përjetojmë me Covid-19, por është një sfidë që e kam pranuar me shumë kënaqësi! Kundërshtari është Murat Gassiev, një super-boksier me famë botërore”, ka shkruar Seferi në Facebook.

Seferi 43 vjeç ka 41 fitore, prej tyre 23 me nokaut në karrierën profesioniste. Ka edhe nëntë humbje. Derisa, Gassiev shumë më i ri, 27 vjeç, ka 26 fitore dhe vetëm një humbje.