Sport

Tottenhami shpërblen jug-koreanin Son me kontratë të re

Foto: Reuters

Tottenham Hotspuri dëshiron ta mbajë sa më gjatë në skuadër Heung-min Sonin.

Paraqitjet e mira në fillim të këtij edicioni kanë bërë që klubi t’i ofrojë kontratë të re jug-koreanit.

Sipas mediave në Britani, londinezët i kanë ofruar kontratë dyvjeçare dhe rritje të dukshme të pagës sulmuesit.

28-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2023. Ai këtë sezon në shtatë ndeshje ka shënuar tetë gola dhe bërë katër asistime.