Sport

Liga e Kampionëve do të ketë një vijë të re ndarëse këtë edicion

Liga e Kampionëve do të ketë një vijë të re ndarëse këtë edicion
Foto: AP

Pandemia ka sjellë një vijë të re ndarëse në Ligën e Kampionëve këtë sezon, që nis të martën mbrëma me ndeshjet e grupeve E, F, H dhe G.

Në fakt këtë edicion nuk janë më vetëm klubet super të pasura kundër të gjithë të tjerëve. Tani ka një ndarje midis klubeve që luajnë para tifozëve dhe atyre që luajnë në stadiume boshe, shkruan AP.