Sport

Aston Villa vazhdon startin perfekt, mposht edhe Leicesterin

Aston Villa vazhdon startin perfekt, mposht edhe Leicesterin
Foto: Reuters

Aston Villa ka vazhduar me startin perfekt duke e shënuar edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje të zhvilluara në Premier League këtë stinor.

Ross Barkley (90+1’) realizoi golin e vetëm për Aston Villan në fitoren 1:0 të arritur sonte në udhëtim ndaj Leicester Cityt. Aston Villa pas katër ndeshjeve ka 12 pikë, një më pak se Evertoni që kryeson. Por Evertoni ka një ndeshje më tepër të zhvilluar.