Barcelona ka pësuar disfatë mbrëmjen e së shtunës nga Getafe, me rezultat 1-0. Trajneri i skuadrës, Ronald Koeman, pati një formacion sulmues, me Antonie Griezmanin dhe Lionel Messin, por që asnjëri nuk ia doli të shënonte gol.
Në anën tjetër, Getafe, përmes Jaime Mata, nga pika e bardhë, ka kaluar në epërsi, në minutën e 56-të.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Barcelona ka vetëm shtatë pikë të mbledhura, me dy fitore, një barazim dhe një humbje në edicionin e ri 2020/21. Mirë nuk ka kaluar as skuadra e Real Madridit sonte. Ata kanë pësuar disfatë nga Cadizi.