Sport

KHF Istogu kalon në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Klubi i hendbollit Istogu ka kaluar në raundin e tretë të Kupës Evropiane në grupin e femrave. Kjo skuadër në raundin e dytë, e ka kaluar Vushtrrinë me dy fitore bindëse, ndërsa kjo ishte hera e parë që dy skuadra kosovare u takuan në kuadër të garave evropiane.

Ndeshjen e kthimit, vajzat istogase fituan bindshëm 31:24, ndërsa një javë më parë në Samadrexhë, morën fitore me rezultat 17:13. Në raundin e tretë gjendet edhe kampioni i Kosovës, ekipi i Ferizajt, i cili garën e fillon nga ky raund.

Për Istogun, kjo e shtunë ishte festë e dyfishtë për faktin se përpos kalimit në raundin e tretë, KHF Istogu zhvilloi ndeshjen e parë në palestrën e saj.