Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Klodian Duro, është zgjedhur trajner i ri i Feronikelit.
Ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën nga Drenasi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi futbollist në karrierë, Duro ishte shpallur katër herë kampion i Shqipërisë, kishte fituar tri herë Kupën dhe Superkupën shqiptare dhe një herë kupën në Qipro.
Si trajner karrierën e ka nisur te Kukësi, duke fituar Kupën, ndërsa më pas ka drejtuar edhe Kamzën e Luftëtarin.
Duro te Feronikeli është pasardhës i Afrim Tovërlanit, i larguar pas pesë xhirosh në sezonin e ri.