Sport

Januzaj dy javë jashtë fushe

Januzaj dy javë jashtë fushe

Adnan Januzaj ka marrë një lëndim në ndeshjen e të martës mbrëma që klubi i tij e humbi 1:0 në La Liga ndaj Valencias dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për dy javë.

Januzaj ka marrë një lëndim muskulor dhe u zëvendësua pas vetëm një orë lojë. Shkaku i lëndimit Januzaj do të humbasë në tri ndeshjet e radhës të Belgjikës në tetor kundër Bregut të Fildishtë, Anglisë dhe Islandës. Ai synon të kthehet në ndeshjen në La Liga më 18 tetor kundër Real Betisit.