Sport

Interi mposht Beneventon

Foto: Reuters

Interi ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e sotme ndaj Beneventos në kuadër të Serie A.

Kjo sfidë prodhoi shtatë, 5 me 2 në të mirë të ekipit mysafir, transmeton KOHA.

Lukaku shënoi dy gola, kurse nga një gol shënuan Gagliardini, Hakimi e Martinez.

Derisa për vendasit të dy golat i shënoi Caprari.

Kjo është fitorja e dytë e Interit pas dy xhirove në ligë, derisa Benevento ka një humbje e një fitore.