Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, ka arritur me klubin hungarez Ferencvaros, që të kualifikohet në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Ferencvarosi sonte luajti pa gola në shtëpi me Molden e Norvegjisë në ndeshjen e kthimit të barazhit. Ndeshja e parë në Norvegji kishte përfunduar 3:3, por kampioni i Hungarisë ka kaluar tutje fal golave të shënuar si mysafir.
Uzuni luajti tërë ndeshjen e sotme.
Në fazën grupore sonte janë kualifikuar edhe Dynamo Kievi e Olympiacosi.
Dynamo fitoi 3:0 në shtëpi ndaj Gentit, ndërsa edhe ndeshjen e parë e kishte fituar në udhëtim 2:1. Olympiacosi ndërkohë luajti pa gola në udhëtim ndaj Omonias, por ndeshjen e parë në Greqi e kishte fituar 2:0.