Sport

Valencia favorite për Ruganin

Foto: Reuters

Valencia është favorite në garën për transferimin e mbrojtësit italian të Juventusit, Daniele Rugani, njofton “Cadena Cope”.

Rugani po kërkohet edhe nga West Ham Unitedi, Fulhami, Rennesi dhe Sevilla, por Valencia pritet ta fitojë garën për transferimin e tij.

Mësohet se Rugani dhe Juan Foythi i Tottenhamit do t’i bashkohen Valencias në ditën e fundit të afatit kalimtar.