Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City mposhtet thellë në shtëpi nga Leicesteri

Manchester City ka pësuar humbje të thellë në shtëpi sot nga Leicesteri City. Manchesteri pësoi 5:2 në xhiron e tretë të Premier Leagues.

Jamie Vardy shënoi “hat-trick” për Leicesterin, ndërsa nga një gol e realizuan James Maddison e Youri Tielmans. Për Cityn shënuan Riyad Mahrez dhe Nathan Ake.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Man. City kishte kaluar në epërsi me anë të Mahrezit në minutën e 4-të, por Leicesteri shënoi më pas katër herë rresht. Jamie Vardy realizoi tri herë (37’ penallti, 54’ dhe 58’ penallti), ndërsa James Maddison (77’) një gol tjetër.

Nathan Ake (84’) zvogëloi disavantazhin për Cityn, ndërsa katër minuta më vonë Youri Tielemans realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar.

Leicesteri është ngjitur në krye me nëntë pikë nga tri ndeshje sa i ka edhe Evertoni që zë vendin e dytë.