Sport

Debutim i fuqishëm i Suarezit me Atleticon

Luis Suarez ka debutuar fuqishëm me fanellën e Atletico Madridit. Sot ai realizoi dy gola dhe asistoi një në fitoren 6:1 të Atleticos që e shënoi në shtëpi ndaj Granadas.

Suarez u inkuadrua në lojë në minutën e 70-të në vend të Diego Costas.

Golat tjerë për Atleticon i shënuan Diego Costa (9’), Angel Correa (47’), Joao Felix (65’) dhe Marcos Llorente (72’), ndërsa për Granadan e shënoi Jorge Molina (87’).

Ndeshja i takoi xhiros së tretë të La Ligas. Suarez iu bashkua Atleticos nga Barcelona.