Sport

Hoffenheimi e turpëron Bayernin

Hoffenheimi e turpëron Bayernin
Foto: Reuters

Hoffenheimi ka triumfuar thellë 4:1 sot në shtëpi ndaj Bayern Muenchenit në xhiron e dytë të Bundesligës.

Ermin Biçakçiq (10’), Munas Dabbur (24’) dhe Andrej Kramariq (77’ dhe 90+2’ penallti) realizuan për Hoffenheimin, ndërsa Joshua Kimmich (36’) realizoi golin e vetëm për kampionin në fuqi të Evropës dhe Gjermanisë. Bayernit i ka mbaruar seria prej 32 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat. Bayerni kishte 21 ndeshja pe humbje në Bundesligë, nga të cilat 15 i kishte fituar.