Sport

Këtë të diele do të mbahet maratona virtuale e Prishtinës

Maratona e Prishtinës këtë vit do të mbahet në mënyrë virtuale, shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Garuesit do të mund të regjistrohen të garojnë në maratonën e plotë (42 kilometra e 195 metra), në gjysmë-maratonë, 10 kilometra, 5 kilometra, 5 kilometra ecje e 10 kilometra me biçikletë.

Garuesit kanë mundësi të regjistrohen online apo në mënyrë manuale te Teatri. Duhet të shkarkojnë aplikacionin “Sporthive” dhe të zgjedhin “Prishtina Marathon 2020”.

Më pas ata duhet të shkarkojnë një aplikacion që matë distancën dhe kohën. Maratona këtë vit do të mbahet të dielën, me fillim nga ora 09:00. Garuesit mund të zgjedhin vet se ku duan të vrapojnë.

“Gara sivjet është virtuale. Mundet me u vrapu kudo, veç duhet të regjistrohesh dhe i dërgon të dhënat organizatorit si dëshmi. Personalisht së bashku me një grup tjetër të vrapuesëve do të fillojmë nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Plan e kemi të përfundojmë marantonën e plotë”, ka thënë Veton Kasapolli, një nga organizatorët dhe garuesit.