Sport

Asllani e Suedia marrin vetëm barazim ndaj Islandës

Futbollistja Kosovare Asllani ka kompletuar ndeshjen për Suedinë, që arriti vetëm barazim 1:1 ndaj Islandës.

Ndeshja e luajtur të martën mbrëma në Rykjavik i takoi eliminatoreve për “Euro 2021”.

Për Suedinë dhe Islandën ishte ndeshja e pestë në këtë cikël eliminator.

Të dy përfaqësueset lëshuan pikët e para pas katër fitoreve rresht. Asllani është prej lojtareve kryesore të Suedisë. 31-vjeçarja i ka mbi 140 ndeshje për Suedinë, që shquhet për nivelin që ka. Te Suedia në stol ishte Loreta Kullashi.