Sport

Emini vazhdon kontratën me Luzernin

Mesfushori Lorik Emini e ka vazhduar kontratën me Luzernin deri në verën e vitit 2023. Kontrata e Eminit me Luzernin skadonte në qershor të vitit të ardhshëm, por e ka vazhduar atë.

Emini është rritur në akademinë e Luzernit, ndërsa në Superligën e Zvicrës ka debutuar në dhjetor të vitit të kaluar. Edicionin e kaluar i luajti 12 ndeshje dhe shënoi një gol. Startoi edhe në ndeshjen e parë të këtij edicioni, njëjtë si Voca.

“Paraqitjet e Lorikut i kanë ndihmuar ekipit në fazë të vështirë të edicionit të kaluar”, ka thënë drejtori sportiv i Luzernit, Rome Meyer. “Ai është në rrugë të mirë dhe do të jetë në gjendje të përmirësohet ende në të ardhmen. Ne duam ta shoqërojmë në këtë”.

Mesfushori defanziv më parë ka luajtur për të rinjtë e Zvicrës.