Sport

Kabashi lëndohet rëndë, mungon prej gjashtë deri në nëntë muaj

Mbrojtësi kosovar, Arian Kabashi ka pësuar lëndim të rëndë fundjavën e kaluar. Kabashi 23-vjeçar, startoj te Sioni në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Zvicrës ndaj St. Gallenit. Në minutën e tetë ai u faulua nga Jeremy Guillemenot, ndërsa në minutën e 12-të u detyrua të zëvendësohet.

Faqja zyrtare e ligës zvicerane ka njoftuar se Kabashi ka këputur ligamentet dhe do të duhet të pauzojë të paktën gjashtë muaj. Faza e rikuperimit të tij mund të shkojë deri në nëntë muaj. Kabashi edicionin e kaluar i luajti katër ndeshje në Superligën e Zvicrës për Sionin. Por nuk startoj në asnjërën prej tyre.

 Në ndeshjen e parë në të cilën startoj, u lëndua rëndë. Kabashi, që është i lindur në Zvicër, ka luajtur më herët për U-21 të Kosovës. Madje paraqitjet e tij ishin vlerësuar shumë lartë.