Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i West Hamit dhe dy futbollistë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus

Trajneri i West Ham Unitedit, David Moyes dhe dy futbollistë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Klubi i Premier Leagues së Anglisë është informuar për testet pozitive ndërsa po përgatitej për ndeshjen e sotme kundër Hull Cityt në Londër në kuadër të League Cup.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Moyes, mbrojtësi Issa Diop dhe mesfushori Josh Cullen, janë në vetizolim.

“Trajneri dhe dy lojtarët menjëherë janë larguar nga stadiumi dhe janë kthyer në shtëpi”, ka thënë klubi.