1 perditesime
18:07

Krasniqi i bindur në fitore ndaj Boeselit

Boksieri kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi është i bindur se do të ngadhënjejë ndaj gjermanit Dominic Boesel në luftën për titull bote në peshën e rëndë në boks profesionist.

Krasniqi më 10 tetor do të përballet në Magdeburg me Boeselin për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA dhe për titullin IBO. Është hera e tretë që Krasniqi lufton për titull bote. Në dy herët e kaluara ai kishte pësuar humbje.

“E treta e vërteta! Më 20 tetor do të boksojë për herë të tretë për titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë. Këtë shans nuk do ta humbi, pavarësisht sa e madhe do të jetë sakrifica për të. Unë do të futem me motivim të madh në këtë duel, sepse bëhet fjalë për dy tituj bote dhe kjo më bën shumë të lumtur”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

09:30

Haxhi Krasniqi bokson për titull bote më 10 tetor

Boksieri i suksesshëm kosovar, Haxhi (Robin) Krasniqi, do të boksojë më 10 tetor në Magdeburg kundër gjermanit Dominic Boesel për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë.

Zyrtarizimi i kësaj përballje do të bëhet sot në konferencë për media, por tashmë është finalizuar çdo gjë. Për Krasniqin është edhe një rast për ta fituar një nga titujt e mëdhenj në boksin profesionist. Ai kishte boksuar dy herë në të kaluarën për titull bote dhe në dy herët kishte dështuar.

Po ashtu junikasi Krasniqi do të luftojë në peshën gjysmë të rëndë, një kategori më e rëndë se në atë super të mesme ku kishte boksuar për një kohë.

Meçi me Boeselin pos që është i vlefshëm për titullin WBA Interim, është edhe për titullin IBO. Krasniqi e Boesel janë pjesë të një kompanie promovuese, SES Boxing. Krasniqi në boks profesionist i ka 50 fitore e 6 humbje, ndërsa Boesel 30 fitore e një humbje.

Krasniqi është i vetmi boksier shqiptar që ka boksuar dy herë për titull të botës. Tani bokson për herë të tretë. Ai është i vendosur të bëhet boksieri i parë shqiptar me titull të botës. Ka treguar se ështē në formë shumë të mirë.