Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazliji shënon gol dhe ia siguron fitoren St. Gallenit

Betim Fazliji

Betim Fazliji e ka realizuar golin e vetëm për St. Gallenin sot në fitoren e arritur në shtëpi ndaj Sionit. Ndeshja e xhiros së parë të Superligës së Zvicrës përfundoi me fitore 1:0 të St. Gallenit.

Fazliji realizoi gol në minutën e 38-të. Ai luajti tërë ndeshjen. Për St. Gallenin nga minuta e 46-të u aktivizua Florian Kamberi. Ndërkohë te Sioni titullar ishte Arian Kabashi, por u lëndua pas 12 minutave dhe u desh të zëvendësohej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo