Sport

Duel i zjarrtë i ekipeve të sapoinkuadruara në Premier League, triumfon Leedsi

Descriptive Text

Shtatë gola janë shënuar në derbin e ekipeve të sapoinkuadruara në Premier League, me Leeds Unitedin që në fund triumfoi ndaj Fulhamit 4:3.

Leedsi nisi më mirë ndeshjen me Helder Costan që realizoi pas vetëm pesë minutash lojë. Aleksandar Mitroviq barazoi rezultatin pas 35 minutash lojë, ndërsa goli i fundit në pjesën e parë u shënua nga Mateusz Klich në minutën e 41-të.

Patrick Bamford dhe Helder Costa me dy gola të shpejtë në fillim të pjesë së dytë “qetësuan” Leedsin, megjithatë Bobby Reid dhe Aleksandar Mitroviq shënuan për të bërë sërish të nxehtë derbin e ekipeve të sapoinkuadruara.

Deri në fund, Leedsi arriti të ruajë epërsinë prej një goli për fitoren e parë në sezon. Për Fulhamin ishte humbja e dytë.