Sport

Goetze mund të rikthehet te Bayerni

Bayern Munichu mund ta rikthejë në skuadër Mario Goetzen.

Mesfushori gjerman është futbollist i lirë pasi ndërpreu kontratën me Borussia Dortmundin.

Sipas të përditshmes gjermane “Blid”, trajneri i Bayernit, Hansi Flick, e dëshiron gjermanin në ekip për sezonin e ri.

Goetze ishe pjesë e “bavarezëve” nga viti 2013 deri në vitin 2016. Përgjatë kësaj periudhe, ai me Bayernin e ka fituar tri herë titullin e kampionit të Gjermanisë.