Sport

Thiago Alcantara: Përjetësisht mirënjohës Bayernit

Thiago Alcantara përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar largimin nga Bayerni.

Ai ka thënë se do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj Bayernit, transmeton KOHA.

“Përjetësisht mirënjohës Bayernit. Bayerni do të jetë gjithmonë shtëpia ime”, ka shkruar ai në Facbook, derisa ka publikuar një video me momentet e tij më të mira te ky klub.

Thiago Alcantara shumë shpejt pritet të bashkohet me Liverpoolin.