Shkëndija e Tetovës është kualifikuar në raundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës pas fitores minimale 1:0 në udhëtim ndaj Botosanit të Rumanisë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje, të luajtur të enjten, e ka shënuar sulmuesi Besart Ibraimi në minutën e dytë të takimit, transmeton KOHA.
Deri në fund të ndeshjes, Shkëndija mbeti me një futbollist më pak pasi në minutën e 67-të, u përjashtua Armend Alimi pas dy kartonëve të verdhë.
Në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, do të përballet me Tottenhamin. Kjo ndeshje do të luhet në Shkup me datën 24 shtator.