Sport

Kumbulla pritet të zyrtarizohet te Roma

Kumbulla pritet të zyrtarizohet te Roma

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla pritet të zyrtarizohet sot te Roma. Raportohet se Kumbulla do të arrijë pasdite te Roma për të kompletuar transferimin nga Verona.

“Il Corriere dello Sport” ka bërë të ditur se Roma do ta huazojë Kumbullën, por do ta ketë obligim për ta blerë verën e ardhshme. Në total vlera e transferimit do të jetë 31 milionë euro, e ndarë mes shumës së pakuar për huazim, dëmshpërblimin si dhe ofrimin e Mert Cetinit te Verona si pjesë shkëmbimi.