Sport

Rennesi interesohet për Giroudin

Skuadra e Rennesit e dëshiron sulmuesin e Chelseat, Oliver Giroud. Sipas të përditshmes franceze “L’Eqiupe”, drejtuesit e Rennesit ia kanë ofruar mundësinë e shkëmbimit të lojtarëve klubit nga Londra.

Chelsea ka shprehur interesim për portierin Edouard Mendyn, por oferta prej 25 milionë eurosh është refuzuar nga francezët. Krerët e klubit të Rennes ia kanë bërë me dije Chelseat se dëshirojnë edhe shërbimet e sulmuesit Giroud, për ta liruar portierin Mendy.