Sport

Laçi e Kukësi në raundin e dytë të Ligës së Evropës

Laçi dhe Kukësi kanë prerë biletën për raundin e dytë të Ligës së Evropës.

Që të dy ekipet shqiptare sonte shënuan fitore, transmeton KOHA.

Laçi e mposhti në penalti skuadrën nga Azerbajxhani, Keshla. Në kohën e rregullt dhe në vazhdime asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit.

Derisa në ekzekutimin e penaltive skuadra shqiptare ishte më efikase.

Në anën tjetër Kukësi shënoi fitore në shtëpi ndaj Slavia Sofias së Bullgarisë, me rezultat prej 2 me 1.

Friday i dha epërsinë Kukësit në minutën e 56-të, duke shënuar nga penaltia.

Mysafirët arritën të barazojnë shifrat në minutën e 81 përmes Krastevit.

Por, Kukësi nuk u dorëzua dhe arriti të shënojë golin e fitores pas katër minutave.

Ishte Cooper ai që dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit, pasi asistimit nga Gavazaj.

Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës sonte siguruan plasmanin pesë skuadra shqiptare: Teuta, Shkëndija, Renova, Laçi e Kukësi. Derisa Gjilani u eliminua nga Apoeli.