Shkëndija me lehtësi është kualifikuar në raundin e dytë të Ligës së Evropës.
Klubi tetovar e mposhti në udhëtim klubin nga Azerbajxhani, Sumqayiti, me rezultat prej 2 me 0, transmeton KOHA.
Ishte Ibraimi ai që i dha epërsinë Shkëndijës, në këtë ndeshje që e dominoi totalisht.
Kurse golin e fundit dhe të qetësisë e shënoi Doriev në minutën e 89, po ashtu nga penaltia.