Sport

Fulhami në garë për Perinin

Fulhami po e rivalizon Romën dhe Atalantan për shërbimet e portierit italian Mattia Perin, i cili është në pronësi të Juventusit.

Fulhami që është rikthyer në Premier League po e sheh Perinin si opsion të duhur për portën në sezonin e ri, transmeton KOHA.

Për transferimin e Perinit, ekipi anglez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro.

Perini ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, por edicionin e fundit ishte i huazuar te Genoa. 27-vjeçari, ka edhe dy paraqitje me Italinë