Sport

Tottenhami kërkon Rakitiqin

Foto: Reuters

Tottenhami po insiston në transferimin e mesfushorit kroat Ivan Rakitiq, i cili do të largohet nga Barcelona pas emërimit të trajnerit të ri, Ronald Koeman.

Rakitiq 32-vjeçar, pëlqehet shumë nga trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho që e sheh kroatin si përforcim të madh për mesfushën në sezonin e ri.

Kroati ka kontratë me Barcelonën deri vitin tjetër, por ekipi nga La Liga për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 20 milionë euro.

Rakitiq është pjesë e Barçës prej vitit 2014. Krahas Tottenhamit, interesim për shërbimet e tij ka treguar edhe Sevilla, për të cilin ekip ka luajtur para se të transferohej në “Camp Nou”.