Bayern – PSG, finalja e Ligës së Kampionëve

Bayern – PSG, finalja e Ligës së Kampionëve
Bayerni ka arritur të sigurojë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur të mërkurën mbrëma klubin francez, Lyon.
Tre me zero ishte rezultati final i përballjes së zhvilluar në Lisbonë, transmeton KOHA.
Paraqitje të jashtëzakonshme në këtë takim pati Serge Gnabry, i cili realizoi dy gola.
Në minutën e 18 të ndeshjes ai shënoi një gol shumë të bukur, pas asistimit nga Kimmich.
Kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 33.
E golin e fundit e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, pas asistimit nga Kimmich.
Bayerni në finale do të luajë ndaj Paris Saint-Germainit më 23 gusht.
Finalja do të zhvillohet në Estadio da Luz në Lisbonë.
Liga e Kampionëve: Gnabry shënon sërish
Bayerni ka dyfishuar epërsinë ndaj Lyonit, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ishte sërish Serge Gnabry ai që shënoi në këtë takim, transmeton KOHA.
Golin e parë Gnabry e realizoi në minutën e 18, kurse të dytin në minutën 33.
Bayerni kalon në epërsi ndaj Lyonit
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen ka kaluar në epërsi ndaj Lyonit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me golin e Serge Gnabryt në minutën e 18-të. Ai shënoi me një goditje të fuqishme nga vija e zonës së 16-metërshit.
Nis ndeshja e dytë gjysmëfinale e Championsit: Lyon - Bayern
Fiks në orën 21.00 ka nisur ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve. Takohen Lyoni dhe Bayerni.
Fituesi i këtij dueli, në finale të Ligës së Kampionëve do të ndeshet me PSG-në, që të martën eliminoi Leipzigun.
Faza finale e Championsit po zhvillohet në Portugali për shkak të pandemisë me koronavirusin.
Formacionet zyrtare të ekipeve:
Lyon (3-5-2): Lopes; Denayer, Marcelo, Marcal; Dubois, Caqueret, Giumaraes, Aouar, Carnet; Ekambi, Depay
Bayern (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Boateng, Alaba, Davies; Alcantara, Goretzka; Gnabry, Mueller, Perishiq; Lewandowski.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Fund i “qetë” i Kosovës në Lojërat Mesdhetare, Italia më e suksesshmja

Daja flet për mungesën e Kushtrim Gashit

Daja: Luajtëm shkëlqyeshëm

Golashënuesi Gripshi beson se Ballkani do të kalojë tutje

Korenica beson në kualifikim

Dellova: Kundërshtari nuk na doli si menduam

Thaqi: Pjesa e parë mund të mbyllej 4:0 për Ballkanin

Prizreni ndryshon sërish emrin dhe shpall synimet e mëdha

Asllani nuk dëshiron të krahasohet me Ibrahimoviqin

Kampioni i Belgjikës interesohet për Imerin

Ferizaj u beson lojtarëve vendorë
