Sport

Unitedi pas Dembeles

Manchester Unitedi raportohet se është vënë pas yllit të Barcelonës, Ousmane Dembele.

Sipas ESPN në rast të mos transferimit të anglezit Jadon Sancho atëherë “Djajtë e Kuq” do të tentojnë që të transferojnë anësorin e Barçës, transmeton KOHA.

Ditë më parë Dortmundi kishte deklaruar se Sancho nuk është në shitje, gjë që ka vështirësuar situatën për Unitedin.

Alternativë tjetër për Unitedit është edhe ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa.