Kampioni i Kosovës, Drita, ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, në rast se arrin në këtë fazë.
Drita fillimisht duhet të kalojë finalen e fazës parakualifikuese, ku nesër do të ndeshet me Linfieldin. Në rast të triumfit në këtë ndeshje në fazën e parë kualifikuese do të ndeshet me klubin e njohur polak Legia nga Varshava.
E nëse arrin të bëjë befasi, e ta kalojë edhe këtë fazë, atëherë në rrethin e dytë kualifikues do ta pres fituesin e duelit mes Ararat-Armenias të Armenisë dhe Omonias së Qipros. Kështu është caktuar sot në shortin e hedhur në Nyon.
Vendos do të jetë fituesi i duelit mes Legisë dhe Dritës.
Kampioni i Shqipërisë, Tirana, mund të përballet me Crvena Zvezdën në rrethin e dytë kualifikues.