Sport

Kastrati optimist se Gjilani do të ngadhënjejë në San Marino

Kastrati optimist se Gjilani do të ngadhënjejë në San Marino

Kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati, e ka vlerësuar hendikep që klubi i tij do të luajë vetëm ndeshje si mysafir në raundin e parë preliminar të Ligës së Evropës.

Gjilani do të jetë mysafir i Tre Pennes së San Marinos më 20 gusht. Por Kastrati ka thënë se është i bindur në triumfin e Gjilanit dhe kalimin në raundin tjetër.