Mbrojtësi i krahut, Besnik Krasniqi, është kthyer te Prishtina.
30-vjeçari është larguar nga Ballkani për t’iu bashkuar kryeqytetasve, shtatë vjet pas largimit nga “Plisat”.
Te Prishtina, Krasniqi ishte paraqitur për pesë vjet, nga edicioni 2008-2013, në 137 ndeshje zyrtare e duke fituar tre tituj kampioni, një kup e dy superkupa.
Pas Prishtinës, kishte luajtur te Partizani në Tiranë, Teuta në Durrës, Istog, Gjilan, Flamurtar të Vlorës, Ferronikel, Llap, Vëllaznim e Ballkan.
“Nga sot jam kthyer në klubin ku u rrita dhe fillova karrierën profesionale. Iu premtoj të gjithëve që do të jap më të mirën nga vetja për klubin e qytetit tim”, ka thënë Besnik Krasniqi pas nënshkrimit të kontratës dyvjeçare.