Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kamberi transferohet te St. Galleni

Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi i është bashkuar klubit nënkampion të Zvicrës në futboll St. Gallen nga klubi skocez Hibernian.

Transferimin e Kamberit e ka bërë të ditur St. Galleni në faqen zyrtare. Kamberi 25-vjeçar ka firmosur kontratë trivjeçare me St.Gallenin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shuma e dëmshpërblimit nuk është bërë e ditur, por Hibernians ka njoftuar se do të ketë një përqindje nga transferimi i ardhshëm i Kamberit. Kamberi së fundi ka pranuar ftesën për të luajtur për Shqipërinë.