Sport

Barcelona transferon talentin brazilian Gustavo Maia

Barcelona e ka transferuar talentin brazilian Gustavo Maia nga Sao Paulo. Maia është transferuar për 4.5 milionë euro dhe do të jetë fillimisht pjesë e Barcelonës B.

Maia 19-vjeçar ka firmosur kontratë deri në vitin 2025 dhe ka klauzolë për lirim në vlerë 300 milionë euro.

“Barcelona ka arritur marrëveshje me Sao Paulon për transferimin e Gustavo Maias, që do t’i bashkohet Barcelonës B”, është njoftuar në faqen zyrtare të klubit.