Sport

Conte afër shkëputjes së kontratës me Interin

Conte afër shkëputjes së kontratës me Interin

Antonio Conte mund të largohet nga Interi. Sipas mediave italiane, raportet jo të mira të trajnerit italian me krerët e klubit kanë bërë që të diskutohet e ardhmja e tij.

Conte e mbylli me Interin sezonin në pozitën e dytë me 82 pikë, por as kjo nuk ka mjaftuar për drejtuesit e Interit, të cilët do të nisin bisedimet për të prishur kontratën me marrëveshje të dyanshme.