Sport

Tovërlani vazhdon kontratën me Feronikelin

Tovërlani vazhdon kontratën me Feronikelin
Foto: KF Feronikeli

Kryetrajneri Afrim Tovërlani ka vazhduar kontratën me Feronikelin edhe për një muaj, është njoftuar në faqen zyrtare të klubit të Superligës së Kosovës në futboll.

Tovërlani mori drejtimin e Feronikelit pesë muaj më parë.

“Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta, por më e rëndësishmja është seriozitetit dhe besimi të cilin ma kanë ofruar kryetari dhe zyrtarët e klubit. Po ashtu kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadër që pretendon titullin. Ndihem mjaft mirë dhe me angazhimin e të gjithëve do të jemi aty ku dëshirojmë ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit”, ka thënë Tovërlani.