Sport

Koulibaly në shitje

Presidenti i klubit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka lënë të hapur mundësinë për ta shitur gjatë kësaj vere Kalidou Koulibalyn.

Laurenttis ka bërë të ditur se ende nuk ka ndonjë ofertë që e ka bindur për ta shitur mbrojtësin.

“Do të doja që Koulibaly të mbetet përgjithmonë në Napoli, por nuk mund të bëj premtime. Nuk ka asnjë ofertë deri më tani për të, por nëse vjen një e tillë, do ta shqyrtojmë”, u shpreh Laurentiis, transmeton KOHA.

Për Koulibalyn interesim kanë shprehur dy skuadrat angleze, Liverpool dhe Manchester City.