Sport

Buffon: Reali shfaqi klasin që duhet në këto lloj ndeshjesh

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon pas humbjes ndaj Real Madridit është ndarë i zhgënjyer, por ka theksuar se Reali tregoi klasin që duhet në këto lloj ndeshjesh.

Juventusi humbi 1 me 4 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Realit, në një ndeshje ku fjalën kryesore e pati portugezi Cristiano Ronaldo, transmeton Koha.net.

“Jemi të zhgënjyer. Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, menduam se kishim mjaftueshëm që ta fitonim lojën. Nuk e shpjegoj dot pse luajtëm ashtu në pjesën e dytë. Reali meritoi të fitonte në pjesën e dytë. Ata shfaqën klasin e tyre dhe qëndrimin që duhet në këto lloj ndeshjesh”, është shprehur Buffon.