3 perditesime
18:59

Derbi Gjilani - Ballkani mbyllet baras - Drita shpallet kampione

Gjilani i ka bërë një nder të madh skuadrës rivale të qytetit – Dritës.

Në minutën e 94-t të ndeshjes derbi me Ballkanin, Gjilani ka barazuar rezultatin në 2:2 dhe më këtë, Drita është shpallur kampione e Kosovës një xhiro pa përfunduar stinori në Superligë.

Keita Rezak shënoi golin e barazimit.

Drita është lidere me 68 pikë, pason Gjilani me 65 dhe Ballkani me 64.

18:32

Ballkani kalon në epërsi 2:1 ndaj Gjilanit

Me dy gola të shpejtë, Ballkani ka përmbysur rezultatin në derbin që po luhet në Gjilan. Tash po avancon 1:2.

Mirlind Daku (73’) dhe Jetmir Topalli (76’) shënuan për Ballkanin.

Gjilani kishte kaluar në pjesën e parë në epërsi.

Me këtë rezultat, Ballkani mbetët fuqishëm në lojë për titull. Në xhiron e fundit e pret Dritën lidere.

17:45

Gjilani kalon në epërsi ndaj Ballkanit

Gjilani ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit (1:0). Kushtrim Shabani ka shënuar nga afërsia në minutën e 43-të.

Nëse Gjilani e mban këtë rezultat, atëherë do të ketë vetëm një pikë më pak se Drita lidere që ka 68 pikë dhe titulli kampion do të vendoset në xhiron e fundit, kur Ballkani e pret Dritën dhe Gjilani Flamurtarin.

17:29

Nis derbi Gjilani – Ballkani që mund të shpallë Dritën kampione

Derbi i xhiros së parafundit, ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit ka nisur. Pas 25 minutash lojë, rezultati është baras (0:0). E nëse rezultat mbetët baras edhe pas 90 minutash lojë, atëherë Drita shpallet kampione e Kosovës.

Drita që ka zhvilluar 32 ndeshje ka mbledhur 68 pikë, derisa Gjilani e Ballkani në pozitat dy e tre kanë nga 64, respektivisht 63 pikë.

Nëse fiton ndonjëra skuadër, atëherë kampioni do të përcaktohet në xhiron e fundit kur Ballkani pret Dritën dhe Gjilani Flamurtarin.