Sport

Xhudistët kosovarë fitojnë tri të bronzta në gara zyrtare

Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se xhudistët kosovarë sot kanë shënuar edhe një sukses në garat zyrtare të xhudos.

Në garat e zhvilluara sot, xhudistët kosovarë morën tri medalje të bronzta, transmeton Koha.net.

“Leibnitz të Austrisë, Loriana Kuka e bronztë, atje me Lorianën e Flakën kësaj radhe ishte trajneri im, Syla. Sot Kosova me tri medalje në gara zyrtare të xhudos, ekipi po rritet edhe me medalje. European Cup Juniors. Erza ende si ka mbush 15 vjet por sot me tri fitore mori medaljen e saj të parë zyrtare për kadet në Ballkanik për kadet U18. Tri fitore një humbje Erza e bronztë kategoria 44 kg”, ka shkruar Kuka.

Ai më tutje ka shtuar se, “Fisnik Hyseni është medalisti i parë në një garë zyrtare për qytetin e Mitrovicës dhe klubin Trepça, edhe ai i bronztë me tri fitore e një humbje,kategoria 66 kg,jam i lumtur për trajnerin e këtij klubi, Remzi Begu, një njeri që krejt jetën ja ka kushtuar xhudos”.

Kuka më tutje ka bërë të ditur se në Turqi me ekipin asistent “Coach” për kadet Fatos Tabaku dhe sekretari Anton Cena. Nesër garojnë Shpat Zeka dhe Laura Fazliu.

“Në Austri Loriana Kuka e Flaka Loxha sot e nesër në Kupën Evropiane për junior, vikend me shumë garues në gara të ndryshme”, ka shkruar ai.

{gallery}