Tottenhami e ka mposhtur thellë 3:0 sot në Londër, Leicester Cityn, në xhiron e parafundit të Premier Leagues, duke i dhënë kështu një goditje shpresave të Leicesterit për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
James Justin (6’ autogol) dhe Harry Kane (37’, 40’) shënuan golat për Tottenhamin. Leicesterri pas 37 xhirove zë vendin e katërt me 62 pikë, sa i ka edhe Manchester Unitedi që zë vendin e pestë. Unitedi zë vendin e pestë me 62 pikë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Tottenhami është i gjashti me 58 pikë.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot në Premier League, Bournemouthi pësoi 2:0 në shtëpi nga Southamptoni. Me humbjen e pësuar Bournemouthi thuase është përshëndetur nga elita angleze. Zë vendin e 19-të me 31 pikë është tri pikë larg vendit që i siguron mbijetesën, të cilin e mban Watfordi.