James Rodriguez do të largohet nga Real Madridi pas finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa e përditshmja spanjolle “AS” ka shkruar se në luftë për të janë Interi dhe Manchester Unitedi.
Minutat e pakta në fushën e gjelbër që prej ardhjes së Carlo Ancelottit në vitin 2015-të, që vazhdoi edhe me Zinedine Zidanein, kanë bërë që kolumbiani ta mendojë largimin, transmeton KTV.
AS shkruan poashtu se arsyet teknike dhe sistematike kanë bërë që 25-vjeçari të mbetet jashtë formacionit.
Deri tani, Interi duket më serioz për t’i siguruar shërbimet e tij gjatë verës, pasi kanë bërë oferët prej 42 milionë eurosh.