Sport

Pasojat e krizës: Skuadrat nuk e shfrytëzojnë të drejtën e garimit në Evropë

Pasojat e krizës: Skuadrat nuk e shfrytëzojnë të drejtën e garimit në Evropë

Tetë skuadra kosovare të hendbollit e kishin të drejtën e garimit në kupa evropiane në edicionin e ardhshëm, 2020\2021. Por vetëm pesë prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë. Madje kampionët nuk kanë shfrytëzuar të drejtën e garimit në nivelin e dytë evropian, por kanë vendosur për nivelin e tretë.

Federata e Hendbollit të Kosovës të enjten ka njoftuar se kampionia, Besa Famgas dhe nënkampionia, Prishtina, do të garojnë në Kupën Evropiane, që në bazë të ndarjes së re, është niveli i tretë, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropiane.