Chelseat i ka takuar ndeshja e parë e xhiros së 36-të të Premier Leagues. Të martën mbrëma, Chelsea fitoi 1:0 ndaj Norwich Cityt.
Golin e fitores e shënoi Olivier Giroud në fund të pjesës së parë.
Fitorja për Chelsean ishte me shumë peshë në garën për pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve. Chelsea është përforcuar në pozitën e tretë me 63 pikë. Pasojnë Leicesteri e Man Utd me nga 59 pikë.
Katër të parët në Premier League kualifikohen për Champions.
-
15 korrik 2020 01:17
-
Shpërndaje në: