Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Polemika rreth testimit pozitiv të Mirlind Kryeziut

Te klubi zviceran FC Zurich kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhjetë persona. Televizoni gjerman “ARD” të hënën kishte raportuar se mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, është pacienti zero te Zuerichu dhe se ai ishte testuar pozitiv më 3 korrik.

Katër ditë para ndeshjes mes Xamaxin, që Zurichu barazoi 1:1. Kryeziu kishte luajtur në këtë ndeshje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por te Zurichu e kanë demantuar këtë storie.

“Me zëmërim të madh dhe befasim më duhet të konkludojë, se mediumet e ndryshme gjermane janë informuar falso për rastet me koronavirus te FC Zurich! Fakt është, se lojtari pas ndeshjes me Xamaxin ka treguar simptome dhe tek më 10 korrik (e jo 3 korrik) ka rezultuar pozitiv. Po ashtu nuk është konfirmuar se Mirlind Kryeziu është pacienti zero. Jam shumë i befasuar, pasi unë kurrë nuk do të veproja aq papërgjegjshëm dhe të rrezikoja shëndetin e lojtarëve të mi dhe stafit”, ka thënë trajneri i Zurichut, Ludovic Magnin, për Blick.

Zurichu do ta luajë ndeshjen sot në Superligën e Zvicrës me ekipin U-21.