Sport

16-vjeçarja që pritet ta udhëheqë botën e tenisit

16-vjeçarja që pritet ta udhëheqë botën e tenisit

Një nga gjërat më pak befasuese që Coco Gauff mund t’i zbulojë, është se ajo filloi të mësojë të vozisë në moshën 13-vjeçare. Sigurisht, që e bëri një gjë të tillë. Në fund të fundit, Gauff është adoleshentja amerikane që vitin e shkuar e mahniti kampionen e pesëfishtë të “Wimbledonit”, Venus Williams, duke e eliminuar në raundin e parë.

Pas kësaj befasie, Gauff e bëri edhe publikun për vete falë zhvillimit të saj të shpejtë si teniste që ka një të ardhme të ndritur. Deri në kohën kur ajo u bë 16 vjeçe, në mars të këtij viti, Gauff kishte fituar titullin e saj të parë në nivel turneu, duke eliminuar kampionen në fuqi, Naomi Osaka, nga “Australian Open”, shkruan BBC.